- Reklamë e sponsorizuar -

300 gr makarona në formë elbi
1 qepë të njomë
1 spec jeshil
1 spec të kuq
1 spec të verdhë

200 gr djathë
1 kokërr portokall
1-2 lgj lëng limoni
4 lgj vaj ulliri
100 gr rukola
Kripë, piper

Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi makaronat të jenë zjerë, i spërkasim me pak vaj dhe i lemë të ftohen.

Ndërkohë presim në shirita të hollë specin dhe në unaza qepën e njomë dhe i shtojmë tek makaronat. Shtojmë më pas rukolën dhe djathin të prerë në kubikë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, lëng limoni dhe vaj ulliri.

(Vila 24/BalkanWeb)