Sallata me patate është ideale për t’u shërbyer në verë dhe në dimër.

Ajo mund të përgatitet paraprakisht dhe mund të ruhet në frigorifer.

800 gr patate
125 gr kos (i bardhë)
1 lugë majdanoz (i grirë)
2 lugë qepë e njomë (të grira)
2 lugë majonezë
kripë
1 lugë mustardë (delikate)
piper i bardhë.

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj sallate, në fillim duhet t’i zieni patatet. Mbushni një tenxhere me ujë, shtojini kripë dhe në të hidhni patatet të paqëruara dhe i lëni deri sa të zihen (koha për zierjen e patates varion, pasi varet madhësia e patates). Pasi ato të jenë zier, thajini dhe lërini të ftohen.

Ndërkohë fillojmë përgatitjen e salcës shoqëruese të patateve. Marrim një tas dhe hedhim kosin, mustardën, majonezën, qepët e njoma dhe majdanozin e grirë. Përziejini të gjitha së bashku dhe në fund hidhni kripë e piper, sipas dëshirës.

Pasi patatet të jenë ftohur, qërojini dhe pritini në kuba të mëdha dhe hidhini në një tas.

Patateve hidhuni dhe salcën e përgatitur më parë dhe më pas futeni në frigorifer, të paktën 30 min para se ta shërbeni. Sallata juaj me patate është gati. /TV Malisheva

Share.