Përzierja e të gjithë perimeve me sardele, ju sjellin shije të mirë në një sallatë të bollshme
Nevojiten:
▪ 250 gramë
▪ 200 gramë bizele
▪ 100 gramë karota
▪ 100 gramë tranguj turshi
▪ 2 konserva me sardele
▪ 2 vezë
▪ 200 gramë majonezë
▪ 1 lugë e mesme mustardë
▪ 1 limon
▪ kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Patatet e paqëruara zihen në ujë me kripë, e pastaj qërohen dhe pritet në kube.
2. Karotat pastrohen, priten në kube d he, bashkë me bizelet, zihen në ujë me kripë. Vezët zihen gjithashtu, qërohen dhe priten në kube.
3. Sardelet hiqen nga konserva dhe kullohen nga yndyra e tepërt.
4. Në enë të veçantë tunden majoneza, mustarda, lëngu i limonit dhe kripë e piper i zi sipas shijes.
5. Në enë të madhe përzihen perimet e ziera, vezët dhe sardelet. Përmbi derdhet përzierja e përgatitur me majonezë dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Këshillë shtesë: Sallata e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer nja 2 orë e pastaj shërbehet. /TV Malisheva