Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një postimi sot në mëngjes ka bërë të ditur së çdo gjë është gati për fillimin e Samitit të parë të Procesit të Berlinit që mbahet jashtë BE-së.
Ky event për të ardhmen evropiane jo vetëm të Shqipërisë por të mbarë rajonit, do t’i zhvillojë punimet në Tiranë dhe pikërisht në Piramidën e ndërtuar nga Enver Hoxha.
Në këtë sallë sipas Edi Ramës do të ulen armiqtë e tij të betuar, e të cilët tashmë po e shohin me respekt e vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë.
Ky është postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama “MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”.
/TV Malisheva

Share.