Presidenti i ShBA-së, Joe Biden i ka dhënë dje homologut të tij rus, Vladimir Putin dy dhurata që përfaqësojnë kulturën amerikane si pjesë e samitit të tyre në Gjenevë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Sipas raportit të fundit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Biden i dha presidentit rus “një palë aviatorë me porosi të bërë nga kompania Randolph USA” dhe një “skulpturë kristali të një bizoni amerikan”, transmeton Guardian.

“Në vitin 1978, Randolph bashkoi forcat me ushtrinë amerikane për të prodhuar aviator HGU-4 të projektuar për pilotët e luftëtarëve. Ata që atëherë kanë siguruar ushtrinë amerikane dhe NATO me aviatorët e tyre të nivelit të lartë, të qëndrueshëm, të prodhuar në vend në fabrikën e tyre në Massachusetts,” vuri në dukje zyrtari pranë Shtëpisë së Bardhë, transmeton CNN.

Ai ka bërë të ditur se skulptura kristali e bizonit amerikan paraqitet në një bazë druri qershi, simbol i presidentit të parë të SHBA-së, George Washington, me një pllakë mbishkrimi të gdhendur duke përkujtuar takimin midis presidentëve Biden dhe Putin.

Ndryshe, presidenti Biden është fotografuar shpesh me syze dielli aviator ndërsa është duke udhëtuar./TV Malisheva

Share.