Liderët e 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe liderë të vendeve tjera evropiane, do të mblidhen të enjten e 1 qershorit në Moldavi, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.
Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kërkuar që Kosova të jetë në agjendë, me një qasje të fokusuar në sigurinë dhe përshpejtimin e hyrjes në Këshillin e Evropës.
“Takimi i dytë me kohë i Komunitetit Politik Evropian nesër në Moldavi. Duhet të qëndrojmë në krah të Moldavisë pasi ajo përballet me faktorë destabilizues. Kosova duhet të jetë në agjendë, me një qasje proporcionale dhe të balancuar të fokusuar në sigurinë dhe përshpejtimin e hyrjes në Këshillin e Evropës”, ka shkruar deputetja britanike në llogarinë e saj në Twitter.
Ndryshe, takimi i së enjtes do të realizohet si samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian (KPE).
Në këtë samit Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Moldavisë.
Timely second meeting of the European Political Community tomorrow in Moldova.
We must stand by Moldova as they face destabilising factors.
Kosovo must be on the agenda, w/a proportionate & balanced approach focused on security & accelerating entry into the Council of Europe. https://t.co/IfBCkwqhNQ
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 31, 2023
/TV Malisheva