Samsung Galaxy S21 po vjen në fillim të vitit 2021, dhe pritjet janë që pajisja të dalë në treg në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa tani Samsung ka filluar të marrë kërkesa dhe rezervime për pajisjen e saj të re.
Porositë dhe rezervimet fillimisht janë duke u bërë në tregun kinez.
Samsung po u ngarkon klientëve tarifën e rezervimit prej 100 juanëve për të rezervuar pajisjen e cila do të jetë telefoni i parë ‘Flagship’ i Samsung-ut i vitit 2021, kështu që tani është më shumë se e sigurt se Galaxy S21 i ripo vjen shpejtë.
Do të ketë tre versione të ndryshme të telefonit, Galaxy S21, Galaxy S21 Plus dhe Galaxy S21 Ultra. Do të ketë dy opsione procesori në varësi të rajonit, Samsung Exynos dhe Qualcomm Snapdragon.
Samsung pritet të lansojë pajisjen e saj të re në periudhë më të hershme se zakonisht, dhe thuhet se kompania jugkoreane do të debutojë me gjitha varianetet e reja të telefonave të saj në janar ose shkurt të 2021. /TV Malisheva