Samsung deri më tani ka lëshuar vetëm variante me rrjetin 5G të telefonave të saj të linjës Galaxy S21, por një model më i lirë i kësaj pajisje duket se është në proces të prodhimit.
Faqja holandeze Galaxy Club ka vërejtur versionin LTE të modelit standard Galaxy S21 në bazën e të dhënave Bluetooth SIG.
Telefoni mban emrin e modelit SM-G990F. Modeli Galaxy S21, i cili ka vetëm mbështetje për rrjetin 4G, do të mbajë kryesisht të njëjtat specifikime si modeli standard 5G.
Kjo do të thotë se do të ketë një ekran me diagonalen prej 6.2-inç 120Hz, tre kamera në pjesën e pasme (12MP kryesore, zoom 64MP dhe kamerën me 12MP ultra të gjerë), si dhe një bateri me 4000mAh. Procesorët e Qualcomm Snapdragon 888 dhe Samsung Exynos 2100, të cilët mbsështetin këta telefona, kanë modem të integruar 5G. Nuk është e qartë se cilin procesor do të përdorë modelin 4G.
Çmimi fillestar për versionin 5G të telefonit është 799 dollarë, por është pothuajse e sigurt që modeli LTE do të jetë së paku pak më i lirë.
Pritet që telefoni të mos jetë i destinuar për Evropën dhe tregun amerikan, kështu që ka shumë të ngjarë që 4G Galaxy S21 të jetë i destinuar për tregje ku rrjeti 5G nuk është ende i disponueshëm. /TV Malisheva