Për rajonin e Sanxhakut, ku popullata boshnjake në Serbi është e populluar dendur, kërkohet “statusi i zonës speciale politike me organet e veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore” Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut (SDA), Sulejman Ugljanin në fjalën e tij të mbajtur gjatë konferencës me temë “Autonomia e Sanxhakut – Çfarë është dhe pse është e nevojshme?” të mbajtur në kryeqytetin Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e dhënies së statusit të veçantë për këtë rajon. Politikani boshnjak argumentoi se boshnjakët që jetojnë në Serbi mbesin jashtë kufijve të atdheut të tyre dhe për këtë arsye duhet të kenë një status të veçantë në Sanxhak, ndërsa shtoi se partia e tij ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e statusit të këtij rajoni. Ugljanin bëri të ditur se propozimi u është dorëzuar të gjithë faktorëve përkatës, siç janë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kuvendet e Serbisë dhe të Malit të Zi, Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se një status i veçantë për Sanxhakun, në të cilin boshnjakët, shqiptarët, malazezët dhe serbët që jetojnë në rajon do të përkufizohen si “popuj themelues”, mund të përbëjë edhe thelbin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit në Ballkan. “Një Sanxhak, ku të gjithë popujt do të kenë të drejtat e barabarta, do të shërbejë gjithashtu si një model për zgjidhjen e çështjeve politike dhe gjeografike midis shteteve fqinje dhe popujve në Ballkan”, bëri të ditur Ugljanin.

Share.