Sot është dita ndërkombëtare e gruas, dhe anë e mbanë po bëhen dedikime të veçanta për gratë.
Shumë këngëtarë e artistë sot uruan më të dashurat e tyre më fjalë të bukura dhe mirënjohjeje.
Sara Hoxha ka zgjedhur një formë unike për të uruar dhe për të qenë frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat.
Ajo ka ndarë historinë e saj përmes një videoje në rrjete sociale, me mbishkrimin “Një vajzë e vogël me pasion është një grua e inspiruar e së ardhmes”
“Kjo është historia ime… Historia e një vajze këmbëngulëse drejt një gruaje të dhembshur… me guximin për të thyer barrier. Historitë më frymëzuese nuk janë të atyre që e kanë pasur të thjeshtë. Gra, dijeni vlerën tuaj! Duajeni veten! Shkruaje historinë tënde!” janë fjalët frymëzuese të Sarës. /TV Malisheva