Skuadra italiane, Lazio është duke menduar që të zëvendësojë portierin shqiptar, Thomas Strakosha me portierin e Chelseas, Kepa Arrizabalaga, sipas ‘Fichajes’.
Portieri më i shtrenjtë në histori ka kohë që e ka humbur pozitën e startuesit tek Chelsea që nga ardhja e Edouard Mendyt në verën e vitit të kaluar.
Sipas Fichajes, spanjolli tashmë ka marrë një propozim nga ish-trajneri i tij, Maurizio Sarri, për një ri-bashkim te skuadra italiane.
Sarri dëshiron të nënshkruajë me portierin spanjoll, pasi nën urdhërat e tij dikur, reprezentuesi spanjoll ishte gardian i parë i portës dhe rëndësia e nënshkrimit të tij qëndron në faktin se Thomas Stakrosha, titullar i SS Lazio tani, do të jetë një agjent i lirë në qershor 2022 nëse nuk rinovon kontratën e tij.
Kepa është i pakënaqur me minutat e luajtura për londinezët, dhe mund të largohet në verën e vitit të ardhshëm. /TV Malisheva