Vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, ka shtyrë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) që të mbaj një takim të hënën e ardhshme me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë.

Siç njofton SBASHK-u në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, dhe për vendimin siç thuhet “skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore” e për shumë çështje të tjera.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Takimi mbahet të hënën, më 28 gusht, në orën 10, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.

/TV Malisheva

Share.