Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka komentuar kapjen e një sasie të re të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës.
Ajo tha kjo ngjarje shpërfaq faktin se rreziku nuk është ende i zhdukur pas agresionit të 24 shtatorit.
Schneeberger ka thënë se pas këtyre zhvillimeve, shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë, Vuçiq.
“Shpresoj që tani secili e kupton se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë = Vuçiqi / Serbia”.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se “sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë”
“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiq, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit” – ka thënë ajo.
More weapons were seized in the north today, giving an idea of the potential scale of the terrorist attack in Banjska. The danger is not over yet. I hope that everyone has now realised how dangerous the real escalator = Vucic/Serbia is.
We do not need another place of terror… pic.twitter.com/I6qQSGKXtt
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 14, 2023
/TV Malisheva