Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi sot se nuk është i impresionuar nga thirrjet e presidentit rus, Vladimir Putin kundër dërgesave të mëtejshme të armëve perëndimore në Ukrainë.
“Njeriu nuk duhet ta lërë veten të trembet. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë me atë që kemi nisur”, tha ai në një intervistë për “ARD”.
Përveç dërgesave të mëtejshme të armëve në Ukrainë, do të përfshihet gjithashtu një fond i planifikuar prej 100 miliardë eurosh. Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Scholz.
Më herët, presidenti rus bëri thirrje kundër dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman dhe presidentin francez Emmanuel Macron në fundjavë.
Sipas Putin, kjo do të rrezikonte destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimin e krizës humanitare.