Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se NATO nuk do të rrezikojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë duke ndërhyrë me forca ushtarake.
“Detyra themelore e Aleancës është siguria e të gjithë anëtarëve”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët në Berlin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kancelari gjerman tha se vendi po dërgonte ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe pajisje ushtarake në Ukrainë, por se Berlini kishte thënë vazhdimisht se nuk do të dërgonte avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase të mbroheshin nga sulmi rus.
“Putin po i sjell vuajtje dhe vdekje të tmerrshme popullit të Ukrainës. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha Scholz, duke shtuar se presidenti rus mban përgjegjësinë e vetme për vdekjen e të rinjve rusë në ushtri.
“Ne jemi gjithashtu të prekur nga fakti se shumë të rinj rusë janë kundër një lufte të pakuptimtë”, tha ai.
/TV Malisheva