Kancelari gjermane Scholz ka bërë komentet përmbyllëse pas mbledhjes së G7-ës, shkruan BBC.
Scholz thekson se “vendet mund të përcaktojnë fatin e tyre” dhe nuk duhet “të sulmohen nga fqinjët e tyre”.
Ai dënoi sulmet në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën thotë se është “përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë” në Ukrainë.
Duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore, Scholz vazhdon: “Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses”.
Ai thotë se vendet e G7 do të konsiderojnë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.
Gjithashtu se 4.5 miliardë dollarë (3.7 miliardë £) do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.
/TV Malisheva