Presidenti rus Vladimir Putin, për fat të keq, duket se ende nuk e ka kuptuar se vendimi për të sulmuar Ukrainën ishte një gabim, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz, duke komentuar bisedën telefonike me Putin një ditë më parë.
Scholz tha se është ende e rëndësishme t’i thuhet Putin-it se Rusia duhet të tërhiqet nga Ukraina.
Në një telefonatë 90-minutëshe dje, Scholz kërkoi nga Putin të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, Scholz paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë nga Rusia drejt aneksimit të territoreve nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë kusht.
Ai raportoi se Soltz theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporozhzhia.
Sipas zëdhënësit, kancelari gjerman i bëri thirrje Putin-it që Rusia të vazhdojë të zbatojë plotësisht marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, e cila u mbështet nga Kombet e Bashkuara.