Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se sulmet e ushtrisë ruse mbi ndërtesat e banimit në Kiev tregojnë domosdoshmërinë e unitetit ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës.
Ushtria ruse bombardoi Kievin këtë mëngjes dhe goditi të paktën dy ndërtesa banimi.
Scholz theksoi unitetin e mëparshëm të G7, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në organizimin e mbështetjes për Ukrainën.
“Mund të themi me siguri se Putin nuk ka llogaritur në këtë dhe se ai ende ka një dhimbje koke për shkak të mbështetjes së madhe ndërkombëtare për Ukrainën, por sigurisht edhe guximit të ukrainasve në mbrojtjen e vendit”, tha Scholz pas seancës së parë të Samitit të G7 në Bavarinë jugore.
Sulmet ndaj objekteve civile, shtoi ai, tregojnë se mbështetja e ukrainasve është vendimi i duhur.
Qeveria gjermane është kritikuar më parë për hezitimin e saj për të dërguar armë në Ukrainë.
Megjithatë, Scholz tha se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të veprojnë gjithmonë së bashku kur bëhet fjalë për sigurinë e Ukrainës. Ai shtoi se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden ishin unanimë për atë që duhet bërë.../TV Malisheva