Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës refuzoi sot kërkesën e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, që ta vizitojë Republikën e Kosovës, për datën më 14 mars.
Kërkesa u refuzua për shkak të arrestimit të padrejtë dhe mbajtjes së vazhdueshme në paraburgim nga autoritetet e Beogradit, të qytetarit të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj, edhe pse të gjitha faktet tregojnë se ai do të duhej të lirohej sa më parë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, kërkesat e tilla do t’i shqyrtojë vetëm pas lirimit të Nezir Mehmetaj, i cili u arrestua nga policia serbe më 4 janar 2020, në Merdare, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë, me pretekstin për kinse krime lufte. /TV MALISHEVA/