Të gjithë e kemi parë Dua Lipën, e shumë vajza do të duan të jenë si ajo.

Këngëtarja Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtrohet pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj.

Në frigoriferin e bukuroshes 24- vjeçare gjithmonë ka salca djegës, madje edhe kur udhëton nëpër turne sigurohet që gjithmonë t’i marrë me vete pasi ajo i pëlqen shumë.

Ajo ka thënë se më parë nuk zgjohej herët, por tani ka ndryshuar.

 Unë e filloj ditën me një dush, pastaj pastrues kremi, serum me vitaminë-B, krem hidratues dhe SPF. Unë kurrë nuk kam qenë kaq e kujdesshme ndaj lëkurës, por tani udhëtoj shumë, ndaj më duhet”, është shprehur Dua.

Këngëtarja e mbaron ditën me një vaj pastrues për të hequr make-upin, i ndjekur nga një serum probiotik dhe krem për fytyrën.

Ajo është shprehur se  mundohet të mos vejë make-up në ditët që nuk i duhet, por nëse e bën i merr kohë 15 minuta.

Unë vendos lapsin për vetulla, hijezimin e syve dhe rimelin, dhe më pas unë jam te dera gati për të dalë”, ka thënë Dua.

Kur është në turne, ajo përdor “Class Pass”, ose bën një stërvitje 15 minutëshe në dhomën e hotelit.

Për trajtimin e  fytyrës, ajo shkon në Londër, në një vend të quajtur “Pfeffer Sal” disa herë në muaj.

Zbulimi im më i madh i bukurisë është larja e buzëve kur lani dhëmbët. Ajo ju shpëton nga lëkura e ngordhur, kështu që buzët tuaja janë më të shëndetshme”, ka thënë ajo.

 Dua ka thënë se gjëja më e çmendur që ka bërë në emër të bukurisë është mikronina, trajtimi i fytyrës me gjak, që zgjati për disa ditë.

“Unë e largoj stresin duke medituar ose thjesht bie në gjumë dhe kam zbuluar se të kesh një banjë të bukur është vërtet relaksuese”, është shprehur Dua.

 Ajo ka thënë për “Elle” që trajtimi i fundit i bukurisë ishte në Kanë me Teresa Tarmey pak para se të shkonte në tapetin e kuq.

Share.