Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në 8346 litra vaj motorik të kontrabanduar gjatë një bastisjeje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara, në periferi të Prishtinës.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se vaji i kontrabanduar ëhstë më origjinë nga Irani dhe se vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10 mijë euro.
“Detyrimet nga shmangiet doganore janë rreth 7 mijë euro”, thuhet po aty.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal.
Mallrat janë sekuestruar./TV Malisheva