Një 50-vjeçar me shtetësi të Kosovës u arrestua në Portin e Durrësit, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.
Policia e Shtetit informoi se 50-vjeçari është banues në Francë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /TV Malisheva