Të hënën rreth orës 19:00 policia ka marrë një ankesë përmes telefonit nga një grua në fshatin Lukinj të Prizrenit.
Ajo është ankuar se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe se ai ka armë zjarri.
Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë zastava.
Arma e bashkë me 39 fishkë është sekuestruar dhe kundër të dyshuarit kanë filluar hetimet për veprën penale ” Kanosje ” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
“Me datë 27 Mars 2023, rreth orës 19:00 pasi qe policia ka marrë një ankesë nëpërmes telefonit nga një ankuese femër nga fshati Lukinj, KK Prizren, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje dhe ka kontaktuar ankuesen, ajo ankohej se burri i saj e ka kanosur me jetë dhe e njëjta ka informuar se i dyshimti, burri i saj , posedon edhe një armë zjarri.
Policia pasi që janë konsultuar me prokurorin, në prezencën e ankueses në shtëpinë e saj kanë gjetur një armë zjarri pistoletë zastava.
Arma e bashke me 39 (tridhjet e nëntë) fishkë është sekuestruar dhe kundër të dyshuarit kanë filluar hetimet për veprën penale ” Kanosje ” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Rasti hetohet nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren.