Selektori i Bullgarisë, Krasimir Balako, ka ofruar dorëheqje nga pozita e shefit të shtabit teknik, transmeton Gazetasheshi.com nga “Daily Mail”.

53 vjeçari ka njoftuar për dorëheqjen e tij pas skandalit të fundit të ndodhur të hënën në ndeshjen ku ekipi përfaqësues i Bullgarisë pësoi 6-0 ndaj Anglisë, teksa tifozët vendas ofenduan në baza racore futbollsitët e Anglisë.

Megjithëse Federata bullgare e futbollit ende nuk e ka konfirmuar informacionin, tashmë është e sigurtë që Balako ka ofruar dorëhqjen e tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe presidenti i Federatës bullgare të futbollit dha dorëheqje, e cila ishte kërkuar edhe nga kryeministri i vendit.

Balakov fillimisht kishte refuzuar të pranojë që në Sofje ishin dëgjuar thirrje raciste ndaj futbollistëve të Anglisë, teksa pati përplasje edhe me shtypin britanik pas ndeshjes.

“Në të vërtetë unë nuk kam dëgjuar ato thirrje dhe prandaj më erdhi çudi. Por, nëse ka ndodhur duhet të kërkojmë falje”, ishte shprehur 53 vjeçari.

Tani Bullgaria rrezikon edhe përjashtimin nga kualifikimet e Evropianit, pasi që kjo është hera e dytë që tifozët bullgar ofendojnë futbollistët kundërshtarë në baza racore.

Share.