Këngëtarja amerikane, Selena Gomez, është shfaqur në një paraqitje të fundit më ndryshe se herët e tjera.

E veshur me bikini me ngjyrë të kaltër, bukuroshes brune i është vërejtur shenja nga transplanti i veshkës, shkruan Daily Mail.

28-vjeçarja në vitin 2017 i ishte nënshtruar një operacioni, teksa kishte dhuruar njërën veshkë për shoqen e ngushtë, Francia Raisa.

Këto imazhe ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa mori komente të shumta pozitive.

“Kur bëra transplantin e veshkës, e kujtoj ka qenë e vështirë të tregojë shenjën. Nuk doja që të ishte në fotografi, kështu vishja diçka për ta mbuluar. Tani, më shumë se kurrë, ndihem me vetbesim se kush jam dhe në çfarë kam kaluar”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një veprim të tillë ajo e kishte ndarë në rrjete sociale vite më parë, ndërsa dashuria e fansave për të u rrit edhe më shumë. /TV Malisheva

 

Share.