Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, thotë se është ballafaquar me depresion, pasi u izolua gjatë pandemisë coronavirus.
28-vjeçarja në një paraqitje të saj në rrjetin social Instagram, ka folur rreth gjendjes shëndetësore, për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, shkruan Daily Mail.
“Në fillim nuk mund të përballesha me të. Mund të them se kalova pak në depresion. Puna ime është të udhëtoj, të flas me njerëz, t’i bëjë të lumtur, gjë që më bën edhe mua të lumtur”, është shprehur ajo.
Por, një gjendje të tillë ajo e ka kaluar me anë të punës së madhe në projektet e reja, të cilat do të vijnë shumë shpejt në treg.
“Kalova në një vend ku u bëra aktive dhe fillova të shkruaj. Pata mundësinë të kaloja kohë më shumë me njërës dhe familjen time”, shtoi Gomez.
Artistja e suksesshme tani ka gjetur paqe me veten, ndërsa përmend se po ndihet më mirë. /TV Malisheva