Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se seanca e sotme e thirrur për të bërë një Qeverie të re.Sipas tij, është duke e quar drejtë grabitjes së Qeverisë dhe sovranit të 6 tetorit të vitit të kaluar.

“Disa parti humbëse, disa të vogla e disa pak më të mëdha, janë mbledhur për t’ia vjedhur fitoren partisë së parë”, tha Selimi.

“Qeveria që ju po tentoni është rrjedhojë e mashtrimit të dyfishtë, e para kërkuat që doni ndryshim dhe së dyti na mashtruat neve. Është ilegale sepse vjen nga shkelja e Kushtetueses që vjen nga aktgjykimi i padrejtë i Gjykatës Kushtuese”.

“Në vend që ajo të buron drejtësi, ajo burojë padrejtësi. Vendi i saj ishte i padrejtës, sepse padrejtësia është padrejtësi nga kushdo që buron ajo. Si ilegale, do të jetë edhe qeveria që ju doni ta formoni, sepse nuk i ka votat e qytetarëve”.

“Qeveria nuk është Qeveria Hoti, por është Qeveria e Thaçit, e cila do të jetë e hedhur si një leckë që do të hedhë në fund. Neve nuk ja vjen keq prej neve, por po dëshironi që ta ktheni në duart njerëzve që ju kanë kapur që 20 vite”, tha Selimi.

Selimi më tutje ka thënë se në 100 ditët e Kurtit në krye të ekzekutivit, nuk punoi me asnjë kriminel në jug e veri.

“Për 100 e më shumë ditë, Qeveria Kurti nuk punoi me asnjë kriminel, as në jug e as në veri. Ju nuk mund ta duroni Qeverinë Kurti, sepse ajo nuk bashkëpunoi me juve, e as me Vuçiqin për shkëmbim territore e as për një gjë tjetër”, tha Selimi.

“Pyesni votuesit, tuaj, miqtë tuaj, sepse përgjigje do të merrni. Kërkesa jonë është kërkesë e sovranit”, tha Selimi, teksa ka kërkuar zgjedhje të parakohshme./Tv Malisheva

Share.