Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar transparencë për rastin Astrit Dehari.

Selmanaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kërkon sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit Haki Abazi.

“Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi assesi. Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp. Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme. Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën! Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri”, ka shkruar Selmanaj.

/TV Malisheva

 

 

 

Share.