Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Kosovës, ku u diskutua për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

Sipas komunikatës zyrtare, përfaqësuesit e bashkësive fetare, falënderuan Qeverinë e Kosovës për punën që po bën në hartimin e këtij projektligji si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat ligjore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Selmanaj, vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e bashkësive fetare gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji si dhe siguroj të pranishmit që Qeveria e Kosovës do të ketë fokus të veçantë mbrojtjen e lirisë së besimit dhe të religjionit. /Tv Malisheva

Share.