Ajo është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë falë romancës me artistin shqiptar, Shpat Kasapi.
Bëhet fjalë për Selvije Jao, bukuroshen nga Gostivari që disa muaj më parë i dha fund beqarisë duke njoftuar fejesën me këngëtarin e “Axhamiu”.
Duke qenë se janë tërë kohën së bashku, ajo ditë më parë u fotografua në një klinikë gjinekologjike dhe aludohej se është shtatzënë.
Megjithatë, Jao ka bërë një postim në rrjete sociale duke demantuar lajmet dhe thotë se asgjë nuk është e vërtetë.
“Tani ju tregoj a jam apo jo shtatzënë. Në fakt një kontroll gjinekologjike në çdo 6 muaj është e patjetërsueshme për çdo vajzë mbi 18 vjet, njëjtë edhe unë vizitohem për kontrollet rutine”.
“Por jo, nuk jam shtatzënë por patjetër që kur të jem do të ju njoftojmë bashkë me Shpatin. Dashuri për ju”, ka thënë ajo.
Shpati dhe Selvija ndërkohë u fejuan në dhjetor të vitit që lamë pas dhe vazhdojnë të bashkëjetojnë në Shkup. /TV Malisheva