Kryekuvendarit serb, Ivica Daçiç, assesi t’i bëjnë tamam kërkesat e shteteve perëndimore për ta njohur Kosovën dhe për të shkëputur rreshtimin e Serbisë krah agresorit rus, ndonëse rruga për anëtarësim në BE të cilën e deklaron nënkupton pikërisht një gjë të tillë.
Kjo, pohoi ai, i është kërkuar edhe gjatë takimeve të tij me liderë politikë perëndimorë në Greqi pas seancës së Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshill të Evropës.
“Të gjithë vendet bënë thirrje të njohim Kosovën. I thërras dhe i pyes: si? A nuk iu vjen turp? Tërë ditën folët për integritet territorial, dhe tani shkelni integritetin territorial të një vendi tuaj anëtar. Një vendi që njihet ndërkombëtarisht me këta kufij”, u shpreh Daçiç për Kurir.
“Ata më thonë mua: e po, ju jeni popull gjenocidial. Ju e keni shkatërruar atë [Kosovën] me gjenocid”, është shprehur më tej Ivica Daçiç.
Madje, mes tjerash, ai iu referua edhe Sllobodan Millosheviçit duke e komentuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Por, të gjithë le të bëjnë çfarë të duan me shtetet e tyre. Edhe Millosheviçi me Millutinoviçin thonin se anëtarësohemi në NATO nëse ruajmë Kosovën, por kthyen letrën mbrapsht me atë propozim”, tha mes tjerash ai.
/TV Malisheva