Një kompani belge që prodhon makineri për prodhimin e municioneve u ndalua të martën të eksportonte në Serbi, pasi dyshohej se kjo e fundit kishte dërguar armë në Rusi.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ndalimi i eksportit është bërë ndaj kompanisë New Lachaussee.
Kompania dyshohej se kishte shkelur sanksionet e BE-së të vendosura në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, duke dërguar makineritë e saj në Rusi nëpërmjet një ndërmjetësi në Serbi.
Sipas mediave ndërkombëtare, kreu i administratës së Wallonisë, Elio Di Rupo, mori vendimin për të pezulluar licencat aktuale të eksportit të Neë Lachaussee “me efekt të menjëhershëm” për shkak të “një rreziku të mundshëm” të shkeljeve të sanksioneve, tha zyra e tij.
E lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të pezullojë licencat e armëve për Serbinë, për të lejuar një hetim të menjëhershëm të pajisjeve britanike”.
“Kam bërë thirrje për një thyerje të ngjashme disa muaj më parë pas shqetësimeve më të gjera rreth keqpërdorimit të mundshëm të eksporteve të mbrojtjes”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kujtojmë se Serbia refuzon të respektojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.
/TV Malisheva