Tërmetet me magnitudë 4.1 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter kanë goditur mëngjesin e së enjtes zonën e Serbisë qendrore.
Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e internetit EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 5 kilometrash dhe ka goditur një zonë që ndodhet 51 kilometra në verilindje të Kragujevcit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në komunën e Petrovacit dhe zona është goditur nga dy tërmete.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të mundshme materiale.
/TV Malisheva