Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

“Evropa është një grup territoresh, jo një grup shtetesh, as nuk i pyet askush, as nuk vendosin vetë, të tjerët i zgjedhin miqtë dhe armiqtë e tyre. Serbia është një nga vendet e fundit në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë,” tha ai në Kuvendin Kishtar-Popullor të Krajinës pranë manastirit Krushedol në Frushka Gora, njoftoi zyra e tij.

Vulin tha se serbët, pavarësisht se ku jetojnë, duhet të jenë një “popull i vetëm politik” dhe të marrin vendime për çështje kombëtare së bashku. Ai ka vlerësuar se “të tjerëve nuk u pëlqen kur flet Serbia sepse kjo do të thotë se Serbia është e fortë dhe e bashkuar”, transmeton N1…/TV Malisheva

Share.