Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dje një serb në Veri u arrestua dhe iu kapën mbi 6 mijë fishekë.
Pasi që prioritet i qeverisë Kurti është sundimi i ligjit në të gjithë  territorin e Republikës së Kosovës, pas arrestimit të një serbi që iu kapën mbi 6 mijë fishek, ka reaguar kryeministri Kurti me një postim në Twitter, duke thënë se kjo është një fitore tjetër e rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit

Kurti tha se Qeveria që ai udhëheq nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimin e organizuara ose çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën dhe konfiktin “kudo në territorin tonë”.

“Një fitore tjetër për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant të armëve që tentoi të kontrabandonte 6 mijë e 300 fishekë nga Serbia. Qeveria jonë nuk ka tolerancë për trafikimin e drogës dhe armëve, krimit të organizuar dhe për çfarëdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfiktin- kudo në territorin tonë”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

 

Share.