Lega Serie A ka njoftuar se gjitha 20 klubet e Serie A janë pajtuar që të përfundohet stinori 2019-20, duke ia gjuajtur topin tash qeverisë në këtë çështje.

Kampionati i Italisë është pezulluar shkaku i koronavirusit.

“Asambleja e Lega Serie A është takuar këtë mëngjes dhe ka konfirmuar, me votim unanim të 20 klubeve në një video-konferencë, qëllimin për të kompletuar stinorin 2019-20, nëse qeveria e lejon këtë dhe në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë. Rikthimi do të bëhet në pajtim me FIFA-n e UEFA-n, me vendimet e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), si dhe në respektim të protokolleve mjekësore për të mbrojtur lojtarët dhe stafin”, është thënë në komunikatë të Legas.

Më herët është raportuar se janë disa klube që po kundërshtojnë përfundimin e stinorit. Në mesin e më të zëshmive ka qenë presidenti i Brescias, Massimo Cellino, që ka kërcënuar me bojkot të ndeshjeve./ Tv Malisheva

Share.