Serie A vazhdon sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 23.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Luigi Ferraris”, ku me fillim nga ora 15:00 skuadra e Genoas pret në shtëpi Udinesen.
Ndërkaq, kampioni aktual Inter i rikthehet aksionit sot, ku zhvillon ndeshje si vendas kundër skuadrës së Venezias.
Ndeshja përmbyllëse e programi të sotëm do të jetë tejet interesante, ku me fillim nga ora 20:45 Atalanta zhvillon ndeshje si mysafire kundër Lazios.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.
15:00 Genoa – Udinese (Stadiumi Luigi Ferraris)
18:00 Inter – Venezia (Stadiumi Giuseppe Meazza)
20:45 Lazio – Atalanta (Stadiumi Olimpico)/TV Malisheva