Ndonëse me maska, por pa distancë sociale ashtu siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, dhjetëra qytetarë sërish janë mbledhur para Agjencisë për Regjistrimin Civil.

Në disa fotografi shihen qytetarët të cilën mëngjesin e sotëm po presin që të marrin shërbimet e tyre.

Tollovi të këtij lloji para Qendrës për Regjistrim Civil, po bëhet vazhdimisht.

Edhe ditë më parë është raportuar për numrin e madh të qytetarëve që po mblidhen aty, e për çka Policia e Kosovës është detyruar të bëjë shpërndarjen e tyre.

Ndonëse, çdo grumbullim i njerëzve dhe pa distancë sociale rrezikon shpërndarjen e virusit COVID-19, nga çka prej 13 mars e deri më sot, 9 mijë e 49 qytetarë janë infektuar me këtë virus ndërsa, 256 të tjerë kanë vdekur si shkak i tij./Tv Malisheva

Share.