Zëvendësshefit i BE-së në Kosovë, Ricardo Serri në konferencën kombëtare “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”, ngriti një problematikë tjetër për sigurinë në punë, që sipas tij, Kosova ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në punë.

“Është mbi 30 përqind norma e të punësuarve të padeklaruar, që është më e madhe se në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një problematikë tjetër është siguria në punë. Sektorit i ndërtimit, bujqësia dhe shërbimet janë më së keqi. Ka një normë të lartë të aksidenteve fatale në vendet e punës”, tha Serri.

Ai foli edhe për mbështetjen e Kosovës nga BE sa i përket luftimit të fenomenit të informalitetit në punë./TV  Malisheva

Share.