Klubi spanjoll Sevilla ka arritur një marrëveshje për ta transferuar në formë huazimi sulmuesin e Manchester United Anthony Martial, raporton “Sky Sports”.
Sulmuesi 26 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës nga La Liga në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, ku Sevilla ka pranuar që të mbuloj pagën e tij, përcjell TV Malisheva.
Martial do të përfundoj testet mjekësore te Sevilla sot, ku edhe është nisur drejt Spanjës pasi që gjendej në Paris të Francës.
Dëshira e vetme e Martial ishte që t’i bashkohet Sevillës këtë muaj, pavarësisht interesimit që kishin shprehur skuadrat si Juventusi dhe Barcelona.
Martial ishte bërë tinejxheri më i shtrenjtë në histori kur u transferua nga Monaco te Manchester United në vitin 2015, ku që nga ajo kohë ka regjistruar 79 gola në 269 paraqitje për gjigandin anglez.