Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Puskás Aréna” në Budapest do të jetë nikoqir i finales së parë të garave evropiane, respektivisht finales së Ligës së Evropës, mes Sevillas dhe Romës.
Përballje tejet interesante pritet sot në “Puskas Arena”, ku takohen gjashtë herë fituesit e kësaj gare, Sevilla me skuadrën e Romës nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili mbetet i pamposhtur në pesë finale që ka luajtur në to.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Sevilla u mposht 2:1 nga Real Madridi, sikurse Roma që u mposht me rezultat të njëjtë 2:1 nga Fiorentina.
Fakt interesant është që të gjitha 13 finalet e kaluar të Ligës së Evropës kanë parë një mesatare prej 2.92 golash për ndeshje.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2023, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Formacionet zyrtare:
Sevilla: Bono; Jesús Navas, Badé, Gudelj, Telles; Rakitic, Fernando; Ocampos, Oliver Torres, Bryan Gil; En-Nesyri
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Çelik, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Abraham, Dybala.
/TV Malisheva