Pandemia e koronavirusit ka bërë që të pezullohen pothuajse gjitha kampionatet evropiane të futbollit përfshirë edhe Superliga e Kosovës.

Pas kësaj gjendje të jashtëzakonshme, ekipet e Kosovës kanë pezulluar stërvitjet për futbollistë të tyre, por që këta të fundit po e shfrytzojnë me disa video mjaft interesante në rrjetet sociale.

Një nga sfidat më të reja është ajo për ndërhyrje nga mbrojtësit kosovar.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati.

Ky i fundit ka postuar një ndërhyrje ndaj ish futbollistit të Dritës, Drilon Musaj, në derbin e madh lokal.

“Hajde mbrojtja (pa keqkuptime)”, ka shkruar Kastrati, duke nominuar më pas mbrojtësit si Arbër Prekazi, Leotrim Bekteshi, Ahmet Haliti, Armend Thaqi, Visar Berisha, Ismet Caka, Dardan Jashari, Ergon Hyseni e Veton Kabashi.

Share.