Ish-luftëtari i UÇK-së, Mustafë Shala, teksa ka folur për momentet gjatë luftës, ka thënë se beteja e 24 dhe 25 gushtit ka qenë beteja më e rëndë për Brigadën 121, Komandant Kumanova, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë në betejën që u zhvillua në Bajrak më 24 dhe 25 gusht ka qenë beteja në të cilën u vranë dëshmorët, Komandant Kumanova, Nuhi Mazreku dhe Afrim Buçaj, si dhe shumë ushtarë u plagosën.
“Beteja e 24 dhe 25 gushtit e cila ka qenë beteja më e rëndë për brigadën 121, me 24 gusht ka filluar beteja në Bajrak, ku atë ditë është vrarë i pari Gani Kastrati, pastaj është vrarë Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe shumë ushtarë të plagosur, luftimet kanë vazhduar pandërprerë në përpjekje për t’i marrë kufomat, luftimet janë bërë 30-50 metra, me armikun jemi gjuajtur me bomba dore”, tha Shala.
Ai ka thënë se Komandant Kumanova, Ismet Jashari dhe Habib Zogaj u vranë në përpjekje për t’i nxjerrë trupat e dëshmorëve.
“Në përpjekje për t’i nxjerrur trupat e tre heronjve tanë, atëherë të nesërmen bie heroikisht edhe komandant Komanova, Ismet Jashari, me Habib Zogajn pseudonimin Arbëri dhe shumë të plagosur”, tha ai.
Ai ka shtuar se kjo ka qenë dita më e rëndë e jetës së tij. /TV Malisheva
Linku i emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=_K3ggn4XRxc