Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipron Shala, ka thënë se duhet të ngrihet zëri edhe ndaj kryetarit tw komunës nëse ai punon në kundërshtim me rininë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se anëtarët e Kuvendit nga LDK do të ngrisin problemet që e preokupojnë rininë, dhe se ata nuk duhet të jenë aty vetëm si figurë.

“Kërkesa e rinisë së LDK-së do të jetë zëri i rinisë, të ngriten problemet që e preokupojnë rininë, të ngritet zëri edhe ndaj kryetarit në rast se punon në kundërshtim me rininë, mos të jetë aty vetëm si figurë, vetëm për një ngritje dore, sepse ajo nuk i bën nder as atij, as subjektit politik që e përfaqëson”, ka thënë Shala. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.