Ish-luftëtari i UÇK-së, Mustafë Shala, ka rrëfyer për ndjenjën e lirisë së një luftëtari, teksa ka thënë se krahas momenteve të mira ka pasur edhe momente të dhimbshme, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ka qenë moment i rëndë takimi me familjet e dëshmorëve të cilët dhanë bijtë e tyte për liri.
“Kanë qenë momente jashtëzakonisht të kënaqshme, por ka qenë një përjetim jo edhe i lehtë, përjetimi më i rëndë ka qenë kur ne e uronin njëri-tjetrin, por kur jemi takuar me familjet e dëshmorëve atëherë nuk e kemi pasur të lehtë”, thotë Shala.
Ai ka thënë se urimi më i madh ka shkuar për familjet e dëshmorëve dhe se t’ia urosh një familje të dëshmorit larine, është krenari, por edhe moment i vështirë.
“Urimi më i madh ka shkuar për familjet e dëshmorëve, por një bashkëlufteetar t’ia urojë një familjes së dëshmorit lirinë, sa është krenari , sa e vështirë”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Linku i emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=_K3ggn4XRxc