Veterani i UÇK-së, Mustafë Shala, ka thënë se obelisk i UÇK-së në Ngucat të Malishevës është një provë për ata që mendojnë se përkrahja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës po zbehet, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë po ashtu se nuk e kanë pritur një jehonë të tillë për këtë projekt.

“Po pikërisht për ata njerëz që kanë menduar se po zbehet përkrahja ndaj Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës, kjo është një test, sa qe ne nuk e kemi menduar se do të ketë këtë jehonë, nuk e kemi ditur se kaq shumë do të merr jehonë ky obelisk”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se kjo jehonë dhe kjo përkrahje për këtë projekt është vërtetësi se këto shkronja respektohen gjithandej në Kosovë.

“Por kjo është një vërtetësi se këto shkronja të arta respektohen githandej në Kosovë, dhe kjo tregon se populli është ai i njejti siç ishte në luftë siç e ka respektuar në luftë e respekton dhe e nderon edhe tash”, tha ai. /TV Malisheva

Linku i emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=_K3ggn4XRxc

Share.