Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Shala, ka thënë se iniciativa për ndërtimit të kompleksit “Kodra e UÇK-së” ka qenë inciativë e veteranëve të fshatit Ngucat, dhe se gatishmëria e bashkëfshatarëve të tij ka qenë aq e madhe saqë projekti u zgjerua edhe më shumë sesa ishte paraparë, shkruan TV Malisheva.
“Kjo së pari ka qenë inciativë e vetë veteranëve të Ngucatit, për ta bërë atë që historia nuk është duke e bërë, dhe deshëm ta lëmë një dokument se në këto male ka pasur ushtarë, është luftuar edhe t’u tregojmë edhe brezave tjerë që këtu kemi pasur të rënë edhe dëshmor, mu për këtë liri”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se ishte planifikuar një shumë më e vogël e mjeteve financiare për realizimin e projektit, por që Brenda 6 ditëve u arrit pothuajse dyfishi i mjeteve, dhe kështu projekti u zgjerua.
“Ne e propozuam këtë projekt, por fshati ishte i gatshëm edhe për diçka ma tepër. Planifikonim diku 20 mijë euro për një simbol të UÇK-së, mirëpo fshati ishte i gatshëm për më shumë sesa kërkonim, meqenese ne hezitonim për këtë shumë, por brenda 6 ditë ne kërkuam 20 mijë euro, bashkëfshatarët i dhanë 33 mijë euro, atëherë u zgjerua projekti.”, tha ai.
Në këtë projekt, përveç obeliskut të shkronjave të UÇK-së përfshihet edhe muri kala, këndi I lojërave për fëmijë, pushimoret dhe kampshtëpiza, ku shumica e projektit pothuajse ka përfunduar.
Shala është një nga ideatorët, realizatorët dhe punëtor vullnetar në këtë projekt. /TV Malisheva
Linku i emisionit: https://www.youtube.com/watch?v=_K3ggn4XRxc