Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Shala, nuk ka dashur ta komentojë kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim e tarifave të energjisë elektrike.

Ai ka pasur kritika në adresë të Qeverisë për mosnxjerren e një ligji për energji, teksa këtë të fundit e quan “ligj jo të mirë”.

Shala i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, po ashtu akuzo i Qeverinë për moskalimin e masave emergjente. Tha se Qeveria Kurti është jashtë “loje” sa i përket sektorit të energjisë.

“Parimisht ZRrE është ne proces ligjor duke i trajtuar kërkesat dhe ne nuk do të interpretojmë deri sa të kemi një rezultat pastaj do të shohim. Qeveria e ka sjellë një ligj të keq për energji. Shqetësuese është mosmiratimi i strategjisë ende për energjinë. Shqetësuese është moskalimi i masave emergjente, paarsyeshmeri, pa veprim. Institucionet ekzekutive janë krejtësisht jashtë loje sa i përket sektorit energjetik të vendit”, tha Shala.

/TV Malisheva

Share.