Kandidati për Kuvendin Komunal në Malishevë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shqipron Shala, ka thënë se jo vetëm rinia e këtij subjekti në të cilin ai bën pjesë, por edhe rinitë e partive tjera kanë potencial për të marrë përgjegjësi mbi vete, shkruan TV Malisheva.

“Besoj sinqerisht se përpos rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë potencial, unë mendoj se kanë potencial edhe rinitë e subjekteve tjera politike, mendoj se kanë potencial të mjatueshëm për të marrë përgjegjësi mbi vete”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se politika në Malishevë nuk është e mirë dhe së rinia dëshpërohet shumë lehtë.

“Fatkeqësisht politika në Malishevë është jo e mirë dhe vetë fakti tregon se rinia dëshpërohet shumë lehtë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.