Odion Ighalo i është bashkuar Manchester Unitedit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi nigerian erdhi si huazim katër mujor nga gjiganti kinez Shanghai Shenhua, pasi kampionati kinez kishte përfunduar.
30-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me Djajtë e Kuq ku në tetë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta blejnë lojtarin dhe tanimë negociatat kanë filluar.
Shanghai në anën tjetër i ka vendosur çmimin e largimit yllit nigerian dhe United që e ka huazimin e lojtarit deri më 31 maj, duhet të vendos më shpejtë për të ardhmen e tij.
Klubi kinez i ka bërë të qartë Untiedit se për Ighalon kërkon 23 milionë euro dhe se nuk do të zbres nga kërkesa e tyre.
Tani i mbetet Djajve të Kuq të vendosin brenda 20 ditëve nëse do ta shfrytëzojnë mundësinë për blerjen përfundimtare të nigerianit ose jo.
Edhe nëse nuk mbetet në Old Traford, nigeriani ka vendosur mos të rikthehet në Kinë pasi skuadra të tjera angleze kanë shprehur interesim për të./ Tv Malisheva